play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Elon Musk: Presidenti Trump ka rënë dakord për të mbyllur USAID

today03/02/2025

Background
share close

Agjencia amerikane USAID, që shpërndan miliardë Dollarë ndihmë monetare në gjithë botën, mund të jetë drejt mbylljes.

Njeriu më i pasur i botës, Elon Musk, që është i angazhuar për të reduktuar kostot e shpenzimeve federale amerikane, thotë se Presidenti Donald Trump ka pranuar mbylljen e USAID.

“Përsa i përket çështjeve të USAID-it, e diskutova me Presidentin në detaje dhe ai ra dakord që duhet ta mbyllim”, tha Elon Musk.

Selia e USAID në Uashington, gjatë ditës së sotme ishte e mbyllur, teksa punonjësit ishin njoftuar me email që të qëndronin në shtëpi dhe të mos paraqiteshin në punë.

Një ditë më parë, Elon Musk e konsideroi organizatë kriminale USAID-in, përmes një postimi që bëri në rrjetin social X.

Përplasja erdhi pasi përfaqësues të Departamentit amerikan Doge që drejtohet nga Elon Musk për të reduktuar shpenzimet qeveritare, nuk u lejuan të hyjnë në godinën e USAID. Dy punonjës të lartë të kësaj agjencia u pushuan më pas nga detyra me urdhër të administratës Trump.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%