Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Drejtori ekzekutiv i Tesla-s dhe Twitter-it, Elon Musk, ka humbur aq shumë nga pasuria e tij vitin e fundit, saqë ka thyer edhe një rekord Guinness.
Ai ka thyer zyrtarisht rekordin botëror për “humbjen më të madhe të pasurisë personale në histori”, ka thënë organizata në një deklaratë për shtyp.
Kohët e fundit, “Forbes” vlerësoi se pasuria neto e Musk kishte rënë me 183 miliardë $ në pak më shumë se një vit, ndërsa “Bloomberg” e vendosi vlerësimin në 200 miliardë $.
Përpara Musk, rekordi i mëparshëm për pasurinë personale të humbur, shumë më i ulët në 58.6 miliardë $, u vendos nga themeluesi dhe CEO i Softbank, Masayoshi Son në vitin 2000.
Si pasojë, Musk nuk është më njeriu më i pasur në botë, duke humbur titullin ndaj Bernard Arnault, kreut të kompanisë franceze që zotëron “Louis Vuitton”.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)