Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Elon Musk njofton se ka pezulluar përkohësisht marrëveshjen për blerjen e kompanisë Twitter. Motivi vjen pas zbulimit të disa të dhënave të cilat treguan se llogaritë e rreme të rrjetit social përbëjnë rreth 5% të përdoruesve në total.
Kjo gjë ndikoi menjëherë në bursa, ku sipas Bloomberg, aksionet e Twitter pësuan një rënie shumë të madhe ndërsa ato të Tesla-s u rritën me të paktën 4.9%.
Një raport i publikuar të së fundi thotë se llogaritë e rreme ose spam përbënin rreth 5% të përdoruesve aktivë të Twitter. “Spam bots”, profilet që rinisin automatikisht tweet-et e tjera dhe që nuk përfaqësojnë përdoruesit e vërtetë, ishin në shënjestrën e Musk që në fillim të negociatave.
Shefi i Tesla-s kishte njoftuar planet për të eliminuar këto profile të rreme dhe nuk është e qartë për momentin se çfarë do të ndodhë dhe nëse marrëveshja prej 44 miliardë $ e mund të jetë vërtet në rrezik.Burimet thanë për “The Post” dhe Bloomberg se SpaceX po planifikon të shesë aksionet punonjësve, me 70 $ për aksion.
Disa analistë mendojnë se kjo ishte një menyre e Musk për ta detyruar Twitter-in të kthehet në tryezën e negociatave për të ulur çmimin.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)