play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Ekspertët gjermanë trajnojnë Forcat Kombëtare të Sigurisë, Proda: Policia shqiptare, partnere e barabartë

today24/10/2024

Background
share close

Forca Kombëtare e Sigurisë përmbyll trajnimin dyvjeçar, të kryer nga ekspertë të Drejtorisë së Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë e Policisë Federale të Gjermanisë. Punonjësve të trajnuar mbi taktika të ndryshme operacionale dhe krijimin e kapaciteteve iu dorëzuan dokumentet.

Në ceremoninë e dorëzimit të dokumenteve morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, zv.drejtori i Drejtorisë së Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Ratzenburg, Jonas Hauto, Oficeri Ndërlidhës i Policisë Federale në Shqipëri, Stefan Dorbach, drejtuesi i Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Tiranë, drejtuesi i Repartit Special “RENEA” dhe trajnerë të Policisë Federale Gjermane.

Kryepolici Proda shprehu mirënjohje ndaj Qeverisë Gjermane, Policisë Federale dhe Ambasadës Gjermane në Tiranë, për bashkëpunimin e shkëlqyer, prej dekadash, me Policinë e Shtetit, si dhe për ndihmën dhe mbështetjen me shumë vlerë të konkretizuar nëpërmjet pajisjeve logjistike, trajnimeve, hetimeve dhe operacioneve policore të përbashkëta.
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ai theksoi se stërvitja dhe trajnimet janë 2 kolonat bazë për suksesin e Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe Repartit Special “RENEA”, dhe duke qenë se ato ofrohen tashmë nga ekspertë të lartë të policive europiane, riafirmohet Policia shqiptare si partnere e barabartë, profesionale dhe e besueshme në planin ndërkombëtar.

 

 

Ndërsa Hauto vlerësoi punonjësit e trajnuar, për profesionalizmin dhe korrektesën e treguar gjatë gjithë ciklit të trajnimit, dhe theksoi përgatitjen e tyre për t’i vënë në zbatim tashmë njohuritë e fituara.

Gjithashtu, ai u shpreh se asistenca e Policisë Federale Gjermane për Policinë shqiptare, do të vijojë, si nëpërmjet asistencës me pajisje të teknologjisë së fundit, ashtu dhe nëpërmjet trajnimeve të ekspertizës së lartë për aspekte të ndryshme të punës policore.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *