play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Ekonomi

188 Results / Page 11 of 21

Background

Ekonomi

Biznesi i ndërtimit arriti rekordin e 2.9 mld eurove në 2021, shtohen me 17% kompanitë

Sektori i ndërtimit ka pasur një aktivitet të vrullshëm vitet e fundit, e raportuar kjo edhe nga të dhënat e Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve të INSTAT. Edhe numri i kompanive është shtuar ndjeshëm. Sipas INSTAT, në vitin 2021, të ardhurat totale të sektorit arritën rekordin e 329 miliardë lekëve, ose gati 2.9 miliardë euro. Në krahasim me vitin e mëparshëm, të ardhurat janë rritur me gati 20%. Rreth një e […]

today20/02/2023

Ekonomi

Shqiptarët shpenzojnë 185 milionë euro në vit për pije alkoolike, ndër të fundit në Europë

Shqipëria mund të ketë traditë prodhimin e rakisë, apo dhe të verës, por kur bëhet fjalë për të shpenzuar për të blerë pije alkoolike renditet zyrtarisht ndër të fundit në Europë, ndonëse në këtë tregues mund të ndikojë dhe niveli i lartë i informalitetit, po ashtu dhe çmimet e shtrenjta. Një shqiptar shpenzon mesatarisht 66 euro në vit për të konsumuar pije alkoolike, sipas të dhënave që janë publikuar nga […]

today15/02/2023

Ekonomi

BSH: Sektori bankar fitoi 21.7 miliardë lekë vitin kaluar

Tremujori i fundit i vitit 2022 ka sjellë një rritje të ndjeshme në fitimet e sektorit bankar, që kanë arritur, madje edhe tejkaluar lehtë, nivelet e shënuara në vitin 2021. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, për vitin 2022 sektori bankar arriti një fitim neto në vlerën e 21.68 miliardë lekëve, në rritje me 0.2% krahasuar me vitin 2021. Për vitin 2022 sektori bankar regjistroi një rritje të ndjeshme […]

today14/02/2023

Ekonomi

Treguesi i varfërisë/ Eurostat: Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

Familjet shqiptare vijuan që të mbanin rekordin e shpenzimeve për bukë dhe drithëra në Europë edhe për vitin 2021, sipas të dhënave të përditësuara të Eurostat. Në një tregues të varfërisë, shpenzimet nominale për bukë dhe drithëra për vitin 2021 ishin sa 4.3% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (të ardhurat e ekonomisë në një vit), nga 1.1% që është mesatarja e Bashkimit Europian. Duke qenë se të ardhurat janë të […]

today31/01/2023

Ekonomi

Nga vijnë dërgesat e emigrantëve? Kryesojnë Italia dhe Anglia, rritet Gjermania dhe SHBA

Italia është burimi kryesor i dërgesave të emigrantëve drejt Shqipërisë. Sipas të dhënave nga Eurostat për vitin 2021, transfertat personale nga Italia kishin vlerën e 279 milionë eurove, ose rreth 24.5% e totalit. Dërgesat nga Italia u rritën me 7.2% krahasuar me vitin 2020. Britania e Madhe ndërkohë ka konsoliduar prej vitesh vendin e dytë për nga vlera e transfertave drejt Shqipërisë. Sipas Eurostat, për vitin 2021, vlera e këtyre […]

today30/01/2023

Ekonomi

Porti i ri i Porto Romanos do t’i marrë Durrësit edhe shërbimin e pasagjerëve

Porti i ri Porto Romanos përveç shërbimeve të ngarkim-shkarkimit të mallrave do të ketë në fokus edhe shërbimet e transportit të pasagjerëve, pavarësisht se fillimisht qeveria tha se ky funksion do të mbetej Portit të Durrësit  dhe se për qëllim po ndërtohej Marina e Moderne e Jahteve. Autoriteti Portual i Durrësit ka bërë publike disa dhëna rreth projektit të Porti të ri në Porto Romano, (tabela bashkëngjitur) kur ndër të […]

today27/01/2023

Ekonomi

Publikohen çmimet e reja, ja me sa do të shitet nafta, benzina dhe gazi

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish këtë të mërkurë çmimin e karburanteve. Sipas vendimit të marrë nga Bordi nafta do të tregtohet me 210 lekë/litri, benzina me 192 lekë/litri dhe gazi me 69lekë/litri. Njoftimi i plotë: Vendim i Bordit të Transparencës- 25.01.2023 Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 25 Janar 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit. Referuar të dhënave lidhur me bursën […]

today25/01/2023

Ekonomi

Paga mesatare në rajon rreth 40% më e lartë se në Shqipëri

Tre vitet e fundit pagat në vendet e rajonit janë rritur me ritme shumë më të shpejta sesa në Shqipëri, duke thelluar diferencën mes të ardhurave që merr një punonjës në Serbi, Maqedoninë e Veriut, Malit të Zi dhe Bosnjë Hercegovinën, në krahasim me një shqiptar. Paga mesatare bruto për këto vende luhatet midis 800-900 euro në muaj, nga rreth 520 euro që është mesatarja në Shqipëri, ose mesatarisht rreth […]

today23/01/2023

Ekonomi

Rreziku i çmimeve të larta është ende i pranishëm, inflacioni bazë u rrit përsëri në dhjetor

Inflacioni bazë u rrit sërish në muajin dhjetor, duke dëshmuar se rreziqet nga çmimet e larta për ekonominë ende nuk janë në një rrugë të qëndrueshme rënëse. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për dhjetorin inflacioni bazë u rrit në 8.42%, nga 8.3% që kishte qenë për muajin nëntor. Për muajin nëntor, ky tregues kishte pësuar rënie për herë të parë në 10 muaj dhe pritej që sinjalet […]

today23/01/2023

0%