play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

LifeStyle

E thotë shkenca, ja deri në sa vite mund të jetojë një njeri

today11/05/2023

Background
share close

lifespasm

Një studim i udhëhequr nga kompania e bioteknologjisë Gero parashikon se trupi mund të rikuperohet nga ngjarje stresuese për një maksimum prej 150 vitesh, duke vendosur kështu edhe një “kufi” për jetëgjatësinë e njerëzve.

Por, megjithatë, studiuesit besojnë se mund ta tejkalojnë këtë limit. Studiuesit në të gjithë botën prej vitesh tashmë janë në kërkim të një “burimi rinie”, një mënyrë për të ngadalësuar apo edhe për ta ndalur plakjen. Dhe, kjo mund t’u japë mundësinë njerëzve që të jetojnë për dekada apo shekuj më shumë se mesatarja aktuale.

Por, nëse të dhënat e studimit rezultojnë të sakta, të gjitha këto përpjekje do të ndalen te viti i 150-të, pavarësisht sesa efektiv mund të jenë procedurat e transplantit të fytyrës apo transfuzionit të gjakut.

“Nëse nuk targeton humbjen e aftësive ripërtëritëse, çdo lloj ndërhyrjeje mjekësore është e destinuar të dështojë”, argumentojnë kërkuesit në studimin e tyre.

Në kuadër të studimit, kërkuesit analizuan kampione gjaku nga më shumë se 500 mijë njerëz dhe morën të dhëna të hapave të bëra çdo ditë nga 4500 të tjerë.

Ata analizuan në mënyrë specifike se sa kohë u duhet qelizave të gjakut për t’u kthyer në nivele normale pasi një person përjeton një lloj stresi, të tillë si një sëmundje ose lëndim.

Ata zbuluan se 40-vjeçari mesatar i shëndetshëm mund ta marrë veten pas 2 javësh, por 80-vjeçarëve u duheshin mesatarisht gjashtë javë.

Edhe njerëzit më të shëndetshëm përjetojnë humbje të elasticitetit ndërsa plaken.

Jetëgjatësia maksimale e njeriut: Bazuar në këtë prirje, studiuesit parashikojnë një humbje të plotë të “elasticitetit” midis moshës 120 dhe 150 vjeç, që do të thotë, sugjerojnë ata, se askush nuk do të jetë në gjendje të jetojë më gjatë.

Studiuesit e Gero-s besojnë se fakti që jetëgjatësia maksimale e njeriut nuk po rritet me të njëjtin ritëm si jetëgjatësia mesatare, tregon se diçka e natyrshme në biologjinë tonë është në lojë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *