Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Momente tmerri kanë përjetuar pasagjerët gjatë fluturimit me një avion të Ethiopian Airlines, i cili ishte nisur nga Khartoum për në Addis Abeba. Sipas raportimeve pak para uljes në pistën e aeroportit pilotët i kishte zënë gjumi.
Më 15 gusht, avioni Boeing 737-800 i Ethiopian Airlines ishte në lartësinë 37,000 metra kur duhej të fillonte zbritjen në aeroportin e Addis Ababa.
Kontrolluesi i trafikut ajror u përpoq disa herë të kontaktonte ekuipazhin, por pa sukses. Kur autopiloti u çaktivizua, alarmi ra dhe fatmirësisht pilotët u zgjuan, të cilët reaguan menjëherë dhe përfundimisht e ulën avionin rreth 25 minuta më vonë.
Në këtë rast, duket se sistemi i menaxhimit të fluturimit është konfiguruar për një afrim pa zbritje në aeroport. Avioni qëndroi në tokë për rreth 2 orë e gjysmë përpara se të nisej për fluturimin e tij të radhës.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)