Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Dy kopje unike të veprës së Miguel de Cervantes-it “Don Kishoti” janë shitur për 504 mijë euro, përfshirë taksat, në një ankand të organizuar nga Sotheby’s sot në Paris.
Identiteti i blerësit të këtyre veprave të rralla nuk u bë i ditur. Njëra kopje ishte botimi i tretë i Librit 1 i shtypur në 1608 dhe tjetri botimi i parë i Librit 2 i vitit 1615. Historia e fshatarit të varfër e të mirë, i cili mendon se është kalorës dhe endet për të shpëtuar dashurinë e tij, me kalin dhe shërbëtorin Sanço Pança, konsiderohet romani i parë modern. Ka pasur sukses të madh që kur libri u botua për herë të parë në vitin 1605.
Kopjet, të cilat u ekspozuan publikisht në nëntor në Londër, u blenë rreth një shekull më parë nga një diplomat bolivian. Jorge Ortiz Linares, një koleksionist i pasionuar, kishte vite që kërkonte botimin e parë të romanit. Në vitin 1930 ai shkoi në Londër, e cila atëherë ishte ndoshta qendra ndërkombëtare më e rëndësishme për blerjen dhe shitjen e librave të dorës së dytë, siç shpjegoi Ed Maggs, librashitës dhe stërnipi i themeluesit të librarive të dorës së dytë Maggs Bros. Kur vizitoi këtë librari nuk e gjeti atë që kërkonte, por la të dhënat e tij, në rast se fati i buzëqeshte në të ardhmen. Ai u thirr gjashtë vjet më vonë: më 21 dhjetor 1936 ai bleu dy kopjet, Librin 1 për 100 £ dhe Librin 2 për 750 £, tha Ann Heilborn, kuratorja e librave dhe dorëshkrimeve të Sotheby.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)