Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Duma ruse miratoi sot leximin e tretë të ligjit për ndalimin e propagandës së marrëdhënieve seksuale mes të njëjtës gjini, pedofilisë dhe informacioneve që mund të bëjnë dikë të kërkojë një operacion për ndryshim seksi.
Ligji ndalon propagandën LGBT në media, në internet, si dhe në reklama, libra dhe filma, raportoi TASS.
Gjithashtu, ligji ndalon të gjitha ftesat për ndryshim gjinie tek të miturit në internet, në media, libra, shërbime audiovizive, filma dhe reklama
Gjobat për propagandën LGBT që përfshin shpërndarjen e informacionit ose veprimet publike, si dhe propagandën e ndryshimit të gjinisë do të arrijnë deri në 100.000 rubla (rreth 1.650 dollarë) për banorët, deri në 200.000 rubla (rreth 3.300 dollarë) për zyrtarët dhe deri në një milion rubla (rreth 16.500 dollarë) për persona juridikë.
Dënimi maksimal për një propagandë të tillë në internet ose në media do të jetë deri në pesë milionë rubla (rreth 82.600 dollarë).
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)