play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Club Goes To Hollywood

Dua Lipa,ylli në ngjitje me një pasuri marramendëse!

today25/04/2023

Background
share close

Që kur publikoi këngën e saj të parë në vitin 2015, karriera e Dua Lipës nuk ka qenë   në ngritje të vazhdueshme.

Këngëtarja  ka grumbulluar tashmë një listë të gjatë hitesh dhe disa çmime dhe nderime të profilit të lartë, duke përfshirë tre çmime “Grammy”, gjashtë “Brit Awards”, dy “Billboard Music Awards”.

Dua ka thyer edhe dy rekorde Guinness (në vitin 2020, ajo shënoi rekordin për numrin më të madh të biletave të shitura për një koncert të mbajtur virtualisht nga një artiste solo femër dhe në vitin 2021 si artistja femër me më shumë  dëgjues mujorë).

Pasuria neto e Dua Lipës është 35 milionë $.

Përveç parave që Dua Lipa ka fituar drejtpërdrejt nga muzika dhe turnetë e saj, ajo ka marrëveshje fitimprurëse edhe duke punuar si ambasadore e markave për disa markave  të profilit të lartë, duke përfshirë “Yves Saint Laurent”, ujin “Evian” dhe markën e veshjeve “Puma”.

Dua Lipa stars in the latest Puma campaign for the Mayze sneaker

Dua Lipa Yves Saint Laurent Libre Le Parfum 2022 Campaign

Drink True - Wieden+Kennedy Amsterdam

Dua Lipa ka qenë e suksesshme në të gjithë botën, por turneu i saj “Future Nostalgia” i çoi gjërat në një nivel tjetër.

Turneu fitoi më shumë se 40 milionë $ vetëm në ShBA dhe Kanada.

Sipas Billboard, 394,000 bileta u shitën për pjesën e parë të turneut, që ishte një rritje prej 346% në shitjet e biletave në krahasim me turneun e Dua Lipës për albumin e saj të parë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *