Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Fotografi Robert Barbera, e ka akuzuar këngëtaren Dua Lipa, për shkelje të të drejtave të autorit, duke shënuar herën e dytë që ajo paditet për të njëjtën vepër në më pak se një vit.
Dua Lipa është paditur për postimin e fotove të saj në Instagram të shkrepura nga një fotograf për herë të dytë brenda një viti, sipas dokumenteve gjyqësore të paraqitura në Gjykatën e Qarkut të SHBA-së në Kaliforni.
Këtë herë, Barbera po pretendon se këngëtarja ka shkelur të drejtat e autorit pasi postoi fotot që ai i bëri në korrik të vitit 2018 në platformën e mediave sociale.
“Pa leje ose autorizim nga paditësi, i pandehuri përzgjodhi, kopjoi, ruajti dhe shfaqi vullnetarisht secilën nga fotografitë e mbrojtura nga e drejta e autorit të paditësit”, thuhet në ankesë, e shkruar nga avokati, Craig Sanders.
Fotot në fjalë, të cilat janë bërë gjithashtu në korrik të vitit 2018, tregojnë Lipën të veshur me një pulovër të zezë që mban fjalën “HEROES” me shkronja të mëdha.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)