Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Shkencëtarët britanikë kanë krijuar dronë të vegjël të cilat fluturojnë si insekte. Robotët janë afërsisht sa një grerëz – madje kanë krahë që lëvizin për fluturim. Dronët janë krijuar për të arritur mjedise ku të tjerët nuk mund të shkojnë.Pajisjet në miniaturë mund të ndihmojnë në operacionet e kërkimit dhe shpëtimit pas tërmeteve – ose sulmeve terroriste.Inxhinierët mekanikë për vite me radhë e kanë pasur të vështirë të krijojnë pajisje të tilla me krahë.Ekipi i Universitetit të Bristol zhvilloi një sistem të ri të lëvizjes së muskujve artificial të quajtur LAZA.“Të bësh mikro-robotë me krahë më të vegjël dhe me performancë më të mirë është një sfidë e madhe”, thotë udhëheqësi i projektit, profesori Jonathan Rossiter.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)