Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today14/02/2024
Mjeku Skerdi Faria, administrator I Spitalit Ditor KEIT ka folur për herë të parë për jetën e tij personale dhe raportet me bashkëshorten.
I ftuar në një emisionin televiziv, ai ka treguar ndër të tjera se është njohur me bashkëshorten që në gjimnaz dhe kanë së bashku 37 vite.
Megjithatë kur u pyet, ai tha se nuk është romantik në kuptimin klasik të fjalës dhe se madje, edhe ditëlindjen e nënës së tij, ja kujton bashkëshortja. “Jam i ëmbël, jam i dashur, nuk jam romantik në kuptimin e vërtetë të fjalës që sjell lule e dhurata. Unë për Shën Valentinin, shpesh harroj datën.
Ime bijë vit për vit më çon mesazh dhe më thotë që sot është Shën Valentini, ose nesër është Shan Valentini, sepse ime shoqe i ka qejf këto gjëra.
Në 22 Qershor mua më vjen në mëngjes mesazhi i sime shoqe që më thotë: Uro mamanë tënde për ditëlindjen”, tregoi Faria. Megjithatë ai tha se vitin e kaluar, kishte shfaqur një anë romantike të tij për ta surprizuar bashkëshorten. “Vjet u tregova shumë romantik.
Isha në Kosovë me time shoqe sepse kisha punë me klinikën në Prishtinë dhe bëra si gjithmonë (është mëse normale që të harroj 14 shkurtin). Bëra sikur harrova, kishin porositur gocat e stafit dhomën e hotelit dhe aty e kishim mbushur me lule, me petale dhe bashkëshortja sa hapi derën u kënaq”, tha mjeku duke qeshur.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)