Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
UEFA ka konfirmuar zyrtarisht se është shtyrë ndeshja mes Përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Izraelit në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.
Kosova pritej të luante ndaj Izraelit të dielën në ndeshjen e vlefshme për Grupin I, por shkaku i luftës mes izraelitëve dhe palestinezëve bëri që ndeshja të vihet në rrezik.
Megjithatë, tani ka ardhur konfirmimi nga UEFA se ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit e planifikuar të luhej të dielën në Prishtinë, është shtyrë zyrtarisht.
Është vet UEFA që ka njoftuar diçka të tillë me anë të faqes zyrtare në platformën “X”.
“Ndeshja kualifikuese e EURO 2024 ndërmjet Kosovës dhe Izraelit e planifikuar për 15 tetor është shtyrë. Një datë e re për ndeshjet do të shpallet në kohën e duhur”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)