Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today27/01/2025
27 janari shënon Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, datë që në vitin 1945, Ushtria e Kuqe çliroi Aushvicin, ku gjeti rreth 7000 të mbijetuar nga kampi nazist, përfshirë 700 fëmijë. Ishte fundi i një prej tmerreve më të rënda në historinë njerëzore.
Në këtë 80-vjetor të çlirimit të kampit nazist të vdekjes në Aushvic-Birkenau, rreth 50 të mbijetuar do të kthehen aty për të kujtuar ditën kur ky kamp u çlirua përfundimisht më 27 janar 1945.
Të mbijetuarve do u bashkohen krerët e shteteve, duke përfshirë mbretin Charles dhe anëtarët e tjerë mbretërorë evropianë, Emmanuel Macron i Francës dhe presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier.
Por do të jenë të mbijetuarit – shumica në fund të viteve 80’ dhe 90’, zërat e të cilëve do të dëgjohen gjatë përkujtimeve në kamp, ku u vranë 1.1 milion njerëz, shumica prej tyre hebrenj.
Mesazhi i tyre është t’i tregojnë botës se çfarë ndodhi brenda kampit nazist dhe të sigurohen që tmerret që ata përjetuan, të mos përsëriten më kurrë.
Dita do të fillojë me të mbijetuarit dhe presidentin polak Andrzej Duda duke vendosur një kurorë në “Murin e Vdekjes” në kampin e parë të Aushvicit (ku u pushkatuan mijëra të burgosur polakë, hebrenj dhe robër lufte sovjetike).
Nuk do të ketë fjalime politike nga liderët ndërkombëtarë pranë “Portës së Vdekjes” dhe asnjë prani ruse për shkak të luftës në shkallë të gjerë të nisur kundër Ukrainës pothuajse tre vjet më parë.
Vendimi i nazistëve për të zhdukur popullsinë hebreje të Evropës në kampet e shfarosjes hyri në veprim në fillim të vitit 1942. Gjashtë kampe u ndërtuan në Poloninë e pushtuar: në Chelmno, Belzec, Sobibor, Treblinka, Majdanek dhe Aushvic-Birkenau.
Treblinka ishte shumë më i vogël se Aushvici, dhe megjithatë 800,000-850,000 hebrenj u vranë atje në një periudhë shumë më të shkurtër.
Heinrich Himmler, shefi suprem i SS-ve të frikshëm dhe komandanti i kampit Rudolf Höss mbikëqyrën zgjerimin e kompleksit të Aushvicit për të ndërtuar një kamp të dytë në Birkenau për vrasje industriale.
Në fund të vitit 1942 kishte katër dhoma të veçanta gazi dhe krematoriume.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)