play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sociale

Disa mësime jete nga ‘The Wolf of Wall Street’

today08/09/2022

Background
share close

The Wild, Brilliant “Wolf of Wall Street” | The New Yorker

Filmi i famshëm i Martin Scorsese, ‘Ujku i Wall Street’ është një thriller biografik i vitit 2013 i cili flet për jetën e agjentit të bursës njujorkez Jordan Belfort dhe se si firma e tij Stratton Oakmont u angazhua në korrupsionin dhe mashtrimin më të shfrenuar në Wall Street.

Këto janë 6 leksione financiare nga The Wolf of Wall Street:

1 – Bëni kërkimin tuaj

Operacioni ‘Boiler Room’ i personazhit kryesor në film Belfort të luajtur nga Leonardo Di Caprio, përdorte teknika agresive të shitjeve që synonin rritjen e çmimit të aksioneve të vogla dhe të pavlefshme – duke lejuar kështu që miqtë dhe partnerët e Belfort t’i shisnin aksionet e tyre për fitime marramendëse përpara se skema të kuptohej dhe ‘shtëpia prej letre’ të binte në tokë.

Mënyra se si agjentët e Belfort-it e bënin këtë ishte duke ndjekur disa skripte apo skenare të parapërgatitura të cilat i jepnin klientit përshtypjen se po investonin fare pak para në kompani të cilat shumë shpjet do të ngriheshin në qiell duke i sjellë atyre fitime marramendëse – sigurisht e gjitha kjo ishte një gënjeshtër.

Brokerat i jepnin viktimave të rastit informacione të limituara duke përfituar nga padija e tyre financiare. Dhe ndërsa shumë prej këtyre ‘Boiler Room-eve’ janë mbyllur tashmë, ka ende mjaftueshëm prej tyre përreth për të mashtruar miliona ‘klientë’ çdo vit.

Pra, mos harroni!

Bëjini detyrat e shtëpisë përpara se të ndaheni me paratë e fituara me aq mund!

2 – Diversifikoni investimet tuaja

Nga jahtet dhe aeroplanët tek veprat e artit dhe vera e shtrenjtë, Belfort ia dedikoi pasurinë e tij marramendëse një stili jetës hedonist.

Dhe edhe pse kjo mund të quhet një lloj diversifikimi i investimit të tij, shumë nga viktimat e tij naive i humbën të gjitha kursimet e jetës duke ndjekur këshillat e tij dhe investuar në aksione ‘të garantuara’ që shumë shpejt shkonin pikiatë.

Ashtu si çdo investim tjetër, është një ide e mirë që mos t’i keni ‘të gjitha vezët në një shportë’ ama sigurohuni që investimet tuaja të bëhen në aksione dhe kompani me performancë sa më të lartë dhe risk sa më të ulët.

3 – Injoroni trendet momentale

Skema kryesore që Belfort ndiqte për t’i bindur klientët e tij të ndaheshin me paratë e tyre ishte pikërisht ndërtimi i një raporti personal me ta, duke bërë që ata të krijonin një lidhje emocionale me produktin.

Por ndërkohë që një shitës i shkathët të jep idenë se ai është i besueshëm dhe i aftë në punën e tij, një mësim me vlerë nga ‘Wolf of Wall Street’ është të injorosh reklamat që i bëhen trendëve momentale.

Gjatë boom-it të Dot-comit apo kriptovalutave, investitorëve iu tha që kjo ishte një fazë e re që do të zgjaste përgjithmonë.

Në të dyja rastet, ata që u treguan të kujdesshëm me blerjet e tyre ishin edhe ata që dolën të fituar në afatgjatë.

4 – Nuk ka një formulë të vetme për sukses afatgjatë

Ndërsa Belfort gjeti sukses në Wall Street, sipërmarrja e tij e parë e një biznesi të shpërndarjes së mishit dështoi, duke e bërë atë të humbasë Porsche-n e tij të çmuar.

Megjithatë, pasi shpalli falimentimin, ai aplikoi aftësitë e tij të shitjes për të ngjitur shkallët dhe përfundimisht për të krijuar firmën e tij të brokerimit, Stratton Oakmont.

Sot, një nga autorët më të shitur të librave motivues, Belfort gjithnjë sugjeron se nuk ka një formulë të vetme për suksesin afatgjatë.

5 – Ju mund të korrigjoni gabimet financiare

Belfort pretendon se ai ka mësuar nga gabimet e jetës së tij të mëparshme, të cilat ai i përshkroi gjatë një interviste me Reuters si “më të mirën e asaj që dikush mund të bëjë me dhuratën që i ka falur Zoti, dhe në të njëjtën kohë, gjëja më e keqe që dikush mund të bëjë”.

Pasi u zbulua dhe denoncua, ai u urdhërua t’u kthente investitorëve të tij $100 milionë dollarë, një shumë të cilën ai e ka rifituar gradualisht duke këshilluar institucionet kryesore financiare dhe duke dhënë leksione mbi etikën e biznesit.

Filmi rreth jetës së tij gjithashtu shënojë një hap të madh përpara në procesin e rikuperimit të borxhit të tij, duke treguar ndër të tjera, se është e mundur të korrigjohen gabimet financiare të së shkuarës.

6 – Merrni këshilla profesionale

Këshillat financiare profesionale shpesh shihen me skepticizëm ose mosbesim.

Shumica e këtyre konsulentëve janë të shkëlqyeshëm, por si Belfort, disa i japin një emër të keq të gjithë të tjerëve.

Megjithatë, përmes reformave, qeveria amerikane ka bërë disa lëvizje për të përmirësuar besimin e qytetarëve në industrinë e financave.

Shikoni rreth e rrotull, lexoni dhe praktikoni një kujdes maksimal për të gjetur konsulentët financiarë që i përgjigjen nevojave dhe kërkesave tuaja.

Këto ishin disa nga mësimet që mund të merren nga filmi i famshëm hollivudian ‘Ujku i Wall Street’.

Jo të gjithë janë të bekuar me aftësinë e Belford për të bindur dhe për të shitur, ama kjo nuk duhet t’i dekurajojë aspak investitorët e rinj për t’u bërë pjesë e tregut të bursës dhe shumëfishuar kursimet e tyre.

Në fund të fundit, kjo është ajo që e çon përpara ekonominë!

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *