Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today30/05/2022
Kuvendi i Shqipërisë ka votuar sot për djegien e raundit të tretë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, shkruan newsbomb.al. Në seancën e nisur pak minuta më parë është njoftuar se palët kanë dështuar të propozojnë një emër, ndaj dhe ky raund është djegur.
Sipas një marrëveshje të arritur ditë më parë mes opozitës dhe mazhorancës socialiste, opozita duhet të propozonte një emër në tre raundet e para, por papritur Alibeaj njoftoi se PD ishte tërhequr ngaqë socialistët e prishur dakordësinë.
Në kushtet kur edhe raundi i tretë zhvillohet pa kandidatë, do të jetë raundi katër përcaktues se kush do të jetë kreu i ri i shtetit. Ndryshe nga tre raundet e para që kërkonin 84 vota, i katërti sipas Kushtetutës, e zgjedh Presidentin me shumicë të thjeshtë 71 vota.
Këto vota socialistët i kanë të vetëm dhe pritet që nesër të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, për të vendosur datën e ardhshme për propozimin e emrit. Mazhoranca mund të zgjedhë emrin që në këtë raund, por edhe mund ta djegë atë për ta lënë në “shansin e fundit”.
Nuk përjashtohet as mundësia që aktorë të opozitës të bashkojnë votat me mazhorancën dhe të zgjedhin kreun e ri të shtetit, shkruan newsbomb.al. Pas propozimit në Konferencën e Kryetarëve, emri kalon në Komisionin e Ligjeve dhe nëse merr “dritën jeshile”, kandidatura i përcillet Kuvendit.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)