play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Detaje të reja: Nëna e Pique mbuloi lidhjen paralele të djalit

today27/03/2023

Background
share close

Detaje të reja nga ndarja e bujshme: Nëna e Pique mbuloi ...

E dinim që Shakira jo vetëm që ndjehej e lënduar nga partneri i saj prej 11 vitesh, Gerard Pique, por edhe nga nëna e tij, Montserrat Bernabeu. Por çështja është se ne nuk i dinim saktësisht arsyet.

Siç tregon gjithçka, dy gratë kanë një mosmarrëveshje dhe antagonizëm të fortë mes tyre, pasi këngëtarja latine zbuloi se Montserrat jo vetëm e dinte lidhjen paralele të djalit të saj me Clara Chia-n, por edhe e mbuloi atë.

Kur Shakira kishte filluar të kishte dyshimet e saj dhe mendonte se Pique nuk i ishte përkushtuar vetëm asaj, u përpoq të gjente përgjigje dhe mbështetje nga nëna e tij, me të cilën bisedoi për këtë çështje. Ndër të tjera, duhet theksuar se sipas një publikimi spanjoll, Pique dhe Clara Chia po takoheshin në shtëpinë e familjes së Pique dhe nëna e tij dinte gjithçka.

Dyshimet e Shakirës vazhduan pavarësisht asaj që thoshte Montserrat Bernabeu, kështu që ajo punësoi një detektiv special. Një element çoi në një tjetër, ndërsa kavanozi me reçelin ishte kulmi, se dikush tjetër përveç saj hyn në shtëpinë e tyre në Spanjë.

Sipas të njëjtit publikim nga Latin Post, nëna e Pique dhe Shakira kanë pasur një mosmarrëveshje shumë intensive, deri në atë pikë sa Montserrat ka arritur edhe dhunë fizike, por asgjë nuk është konfirmuar nga asnjëra palë.

Ndërkohë, Pique në një intervistë të fundit, shprehet se nuk është penduar për ndarjen nga ish-partnerja, ndërsa tani shprehet i lumtur:

“Unë vazhdoj të bëj atë që dua”, tha ai për El Pais të dielën. “Ditën që do të vdes, do të shikoj prapa dhe do të shpresoj se kam bërë gjithmonë atë që kam dashur të bëj. Unë dua të jem i vërtetë me veten time. Nuk do të shpenzoj para për të rregulluar imazhin tim. Kishte ndryshime në jetën time dhe dita si ta ruaj lumturinë”.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *