Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Arkivoli me trupin e mbretëreshës Elizabeth II ndodhet aktualisht në Pallatin e Holyroodhouse.
Pallati ndodhet në skajin e kundërt të Kalasë së Edinburgut dhe është rezidenca zyrtare e monarkisë në Skoci. Ai u ndërtua në vitin 1128 si një manastir Augustinian dhe ishte rezidenca mbretërore për më shumë se 500 vjet.
Është interesante se shumica e mbretërve shmangën të jetuarit në Kalanë e Edinburgut dhe në vend të kësaj zgjodhën Holyroodhouse.
Arkivoli me trupin e mbretëreshës Elizabeth II është në dhomën e fronit të Pallatit të Holyroodhouse deri të hënën pasdite. Mbreti Charles III dhe gruaja e tij Camilla do të takohen me të dy dhomat e Parlamentit në Westminster Hall në Londër për të marrë ngushëllimet përpara se të nisen për në Edinburg.
Arkivoli me trupin e Mbretëreshës do të ekspozohet më pas në Katedralen e Edinburgut ku qytetarët do të mund t’i thonë lamtumirë asaj.
Janë zbuluar gjithashtu detaje se si njerëzit do të jenë në gjendje t’i bëjnë nderimet e tyre mbretëreshës në Pallatin e Westminsterit më vonë këtë javë. Kjo do të jetë e mundur nga e mërkura pasdite deri të hënën – ditën e funeralit. Pallati i Westminsterit do të jetë i hapur 24 orë në ato ditë.
Pritet një numër i madh njerëzish dhe për këtë arsye janë të mundshme disa orë pritje. Njerëzit këshillohen të sjellin ushqim dhe ujë dhe të vishen siç duhet.
Anëtari i fundit i familjes mbretërore arkivoli i të cilit u ekspozua në këtë mënyrë ishte Nëna Mbretëreshë në vitin 2002, kur më shumë se 200 mijë njerëz prisnin në radhë.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)