Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today02/09/2022
Kompania kineze “Xiaomi” synon të prodhojë makina elektrike dhe këtë do ta bëjë në fabrikën e saj, të cilën do ta ndërtojë në të ardhmen.
Faza inxhinierike e makinës së parë elektrike të “Xiaomi”-t ka përfunduar, se integrimi i softuerit të automjetit po përparon me shpejtësi dhe do të përfundojë deri në mes të tetorit.
Hapi tjetër për kompaninë është fillimi i planifikimit të prodhimit.
“Xiaomi” është një “lojtar i ri” në industrinë e makinave. Planet e saj për prodhimin e një makine elektrike i ka shpallur në mars të vitit 2021 dhe realizimi i këtyre planeve pritet në vitin 2024.
Kompania planifikon të investojë 10 miliardë $ në këtë projekt gjatë dhjetë viteve të ardhshme.
Kur të funksionojë plotësisht, fabrika pritet të prodhojë 300 mijë automjete në vit.
Fabrika do të ndërtohet në dy faza, pas së parës do të prodhojë 150 mijë makina në vit, ndërsa faza e dytë do të vijojë pak më vonë.
Qëllimi i Xiaomit është të nisë t’u shesë klientëve makinën e parë elektrike në vitin 2024.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)