Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today20/09/2022
Një ligjvënës i Parlamentit të Greqisë është diagnostikuar me kancer të gjirit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputeti i Demokracisë së Re, Theodoros Karaoglou në një postim në mediat e tij sociale. Ai ndau me ndjekësit e tij se rastësisht, disa ditë para dasmës së djalit të tij ai mësoi se gjërat nuk po shkonin mirë me shëndetin e tij.
Diagnoza ishte “kanceri i hershëm i gjirit”. Siç thekson deputeti, askush në fund të fundit nuk është i paprekshëm, ndërkohë që shtoi se nuk duhet harruar të bëhen analizat parandaluese.
Siç tregon vetë deputeti grek, gjithçka ka shkuar mirë dhe tumori është hequr.
“Tumori i vogël u hoq dhe analizat histologjike treguan se e keqja mbaroi këtu! Sigurisht, kërkohet një kontroll parandalues në intervale kohore të paracaktuara. Por mësimi i problemit shëndetësor me të cilin u përballa është se nuk duhet të marrim asgjë si të mirëqenë,” shkroi ai ndër të tjera në postimin e tij.
Sipas CDC, kanceri i gjirit zakonisht gjendet tek gratë, por meshkujt mund të preken gjithashtu. Rreth 1 në çdo 100 raste të kancerit të gjirit të diagnostikuar në Shtetet e Bashkuara gjendet tek një mashkull.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)