play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Dëmtohet Luiza Gega, rrezikon botërorin e atletikës

today21/08/2023

Background
share close

LUIZA GEGA DEMTIM BOTERORI 2023 frame 731 1280x720

Shqipëria në ankth për Luiza Gegën. Kampionia e padiskutueshme rrezikon pjesëmarrjen në Botërorin e Atletikës që po zhvillohet në Budapest të Hungarisë. Shkak është bërë një dëmtim në kofshë, i cili rrezikon ta lërë jashtë garave.

Prej afro dhjetë ditëve, 34-vjeçarja është në fizeoterapi, me shpresën se do të rikuperohet dhe do të marrë pjesë në garë. Luiza është në luftë me kohën, edhe sepse gjysmëfinalet e garës së 3,000 metrave me pengesa do të zhvillohen këtë të mërkurë, më datë 23 gusht.

Shpresa është rekordmenia kuqezi të zbresë në pistë në formën më të mirë dhe më pas të sigurojë një vend në finalen e 27 gushtit në Budapest.

Pas paraqitjeve të shkëlqyera të vitit 2022, ku u shpall kampione e Europës në Gjermani, në garën e 3,000 metrave me pengesa, Luiza Gega synonte të përmirësonte edhe rezultatin e saj të botërorit të kaluar

Në garën e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara, kampionia shqiptare u rendit e pesta në botë. Tani Luiza synonte ta përmirësonte atë paraqitje, duke u klasifikuar edhe më lart dhe pse jo të synonte medaljen dhe podiumin në Botërorin e Atletikës.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *