play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Del harta, si e sulmoi Azerbajxhani-Armeninë me raketa e dronë, pse ky konflikt është shumë më i rrezikshëm se ai i 2020

today13/09/2022

Background
share close

Është rikthyer furishëm konflikti mes Azerbajxhanit dhe Armenisë pas bombardimeve të mbrëmshme nga azerët në drejtim të tokës armene, si asnjëherë më parë. Reuters raporton për 49 ushtarë armenë të vrarë për shkak të sulmeve azere në Goris, Kapan, Jermuk, Martuni, Artanish dhe Sotk. Ndërkohë nga ana e Azerbajxhanit nuk ka të dhëna për të vdekur, ndërsa Ministria e Mbrojtjes raporton se nuk ka asnjë inkursion të forcave të tyre brenda territorit armen, shkruan abcnews.al.

Me herët Azerbajxhani theksoi se kishte sulmuar armenët për shkak se për disa ditë me radhë, forcat e tyre kishin minuar një territor të madh brenda kufirit zyrtar të Azerbajxhanit duke i cilësuar këto veprime si provokime të rënda të marrëveshjes së armëpushimit.

Ndryshe nga lufta e vjeshtës së 2020, Azerbajxhani kësaj radhe ka sulmuar në brendësi të territorit të Armenisë, gjë që nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë. Ky fakt i tremb ekspertët e sigurisë së konflikti mund të përshkallëzohet pasi azerët kërkojnë akses direkt në enklvën e Nahçivanit, e cila është e ndarë nga pjesa tjetër e vendit.

 

Mediat e huaja raportojnë ndërkohë se ashtu si edhe në luftën e vitit 2020, edhe tani, azerët dhe turqit janë duke kryer stërvitje vetëm pak kilometra larg rajonit të Nagorni Karabakh.

Pas humbjes së luftës në vitin 2020 armenët u detyruan të largoheshin nga territoret e pushtuara në fillim të viteve ’90 në Nagorni Karabakh, territor i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit. Madje, armënt etnikë atje shpallën edhe Republikën e Artsakh me mbështetjen e rusëve, e cila nuk është e njohur ndërkombëtarisht.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *