play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Defender 2023/ Nis stërvitja e përbashkët ushtarake shumëkombëshe, Rama: Shqipëria do luaj rol kyç

today18/05/2023

Background
share close

Shqipëria do të mirëpresë stërvitjen më e madhe ushtarake Defender 2023, ku do të marrin pjesë trupat amerikane dhe ato të NATO-s. Stërvitja do të drejtohet nga Komanda Europiane e SHBA, ku do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë aleate dhe partnere të NATO.

Në një postim në Facebook, ku ka publikuar edhe një vido, kryeministri Edi Rama shkruan se Shqipëria do të luajë një rol kyç në këtë stërvitje të rëndësishme

Nis stërvitja e përbashkët shumëkombëshe drejtuar nga Komanda Europiane e SHBA, ku do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë aleate dhe partnere të NATO-s. Shqipëria, si partner i besueshëm dhe si nyje strategjike e sigurisë rajonale, do të luajë një rol kyç në këtë stërvitje të rëndësishme, duke treguar angazhimin tonë maksimal  për paqen dhe stabilitetin në rajon”, shkruan Rama.

Stërvitja ‘Defender’ do të zhvillohet deri më 2 qershor dhe përfshin më shumë se 7,000 anëtarë të shërbimit të SHBA dhe 17,000 trupa shumëkombëshe nga më shumë se 20 vende aleate dhe partnere.

 

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *