play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

Davos/ “Kishim një aeroport të shkretuar, duhet të ishe marksist-leninist që të vije”, Rama: Vitin 2024 e mbyllëm me rreth 12 mln turistë

today22/01/2025

Background
share close

Kryeministri Edi Rama, gjatë pjesëmarrjes së tij në forumin e Davosit, ka qenë pjesë e sesionit me temë “Mënyra se si do të udhëtojmë”.

Në fjalën e tij, Rama theksoi transformimin e Shqipërisë në sektorin e turizmit dhe zhvillimit infrastrukturor, duke vënë në pah rritjen e jashtëzakonshme të numrit të turistëve.

“Shqipëria kishte një aeroport praktikisht të shkretuar,” tha Rama, duke kujtuar gjendjen e vendit disa vite më parë. “Duhet të ishe marksist-leninist që të vije tek ne. Kishim vetëm 5 mijë turistë në vit, ndërsa vitin e kaluar e mbyllëm me thuajse 12 milionë turistë.”

Ai vlerësoi përparësinë e të qenit vonë në disa aspekte të zhvillimit. “Kemi disa avantazhe që jemi pas të tjerëve, pasi mund të mësojmë nga gabimet e tyre,” shtoi Rama.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%