Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Prestigjiozja britanike “Daily Mail” i ka kushtuar një artikull një prej destinacioneve më të bukura të bregdetit shqiptar, Dhërmiut, duke e cilësuar si “perlën e fshehur të Evropës”. Teksa shumë vizitorë evropianë po vërshojnë në plazhet e Greqisë dhe Italisë, të tjerë kanë rezervuar një udhëtim në Dhërmi, të cilin “Daily Mail” e krahason me Balin.
“Ndërsa shumë vizitorë europianë po vërshojnë në plazhet e mbushura me turistë grekë dhe italianë, të tjerë kanë rezervuar një udhëtim në qytetin spektakolar, i cili është cilësuar si një nga vendet e fshehta në kontinent. Aventurierët po shkojnë drejt perlës së fshehur të ëndërruar, i ngjashëm me Balin, që ofron plazhe të kristalta të pastër, peizazhe mahnitëse, bare, hotele dhe restorante luksoze”, shkruan “Daily Mail”.
Blogerët e udhëtimeve, Scott dhe Sal, nga Britania e Madhe, dokumentuan qëndrimin e tyre në Dhërmi. Ata kanë vënë në pah se Dhërmiu është pak më shumë se tri orë me makinë nga Tirana dhe ka pesë kilometra vijë bregdetare me resorte të jashtëzakonshme, restorante dhe hotele.
“Ju mund të zbuloni Balin e Evropës në vendin më të paparashikuar”, shkruajnë dy blogerët në rrjetet e tyre sociale, video e cila ka grumbulluar më shumë se 1.6 milionë shikime.
Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që Dhërmiu përmendet nga mediat ndërkombëtare si një nga vendet që duhet të vizitohet me patjetër.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)