Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Cristian Shpendi mund të largohet nga Cesena në ditët e fundit të merkatos së dimrit. Pak ditë më parë u raportua për një interesim të Benfica-s, por portugezët duket se nuk janë klubi i vetëm që dëshiron shërbimet e shqiptarit.
Sipas “Il Corriere dello Sport”, Shpendi është shfaqur në listën e përforcimeve të Romës. Trajneri Claudio Ranieri ka kërkuar afrimin e një sulmuesi, si zëvendësues i Dovbyk dhe 21-vjeçari kuqezi duket profili i duhur.
Sulmuesi rinovoi pak kohë më parë me Cesena-n deri në vitin 2028 dhe klubi italian kërkon të paktën 15 milionë Euro për ta lënë të lirë.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)