play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

“Conference League”, do të bllokohet hyrja dhe qarkullimi në Tiranë. Çuçi thirrje bizneseve private ta bëjnë pushim

today23/05/2022

Background
share close

Tweets with replies by Bledi Çuçi (@bledicuci) / Twitter

Hyrja për në Tiranë dhe qarkullimi i automjeteve brenda kryeqytetit do jetë e bllokuar të mërkurën, kur në ‘Air Albania’ do të luhet finalja e Conference League.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi në një deklaratë për mediat u bëri thirrje qytetarëve nga rrethet të shmangin hyrjen në kryeqytet të mërkurën, nëse nuk kanë një biletë për ndeshjen.

Çuçi sqaroi se për ata që duan të dalin nga Tirana kjo gjë do t’ju mundësohet përmes korridoreve të daljes.

Ministri u bëri thirrje bizneseve private dhe bankave që ta bëjnë pushim më 25 maj. Ndërkohë, për administratën, përfshirë shkollat dhe kopshtet, e mërkura është shpallur zyrtarisht ditë pushimi.

Finalja e Conference League, kompeticionit të UEFA-s, pritet të sjellë deri në 90 mijë tifozë që do të vijnë nga Italia dhe Holanda.

Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash, mes të cilave edhe bllokimi i disa akseve rrugore në kryeqytet ditën e zhvillimit të ndeshjes.

Qytetarët që bëjnë veprime të dhunshme gjatë ndeshjes do të gjobiten apo dënohen.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *