Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Çmimet Emmy, më prestigjiozet për televizionin do të ndahen në Los Anxheles mbrëmjen e së hënës.
Ngjarja e madhe nuk do të jetë aq e zhurmshme pasi disa festime para ceremonisë janë anuluar për shkak të vdekjes së Mbretëreshës javën e kaluar. Akademia britanike e filmit dhe televizionit anuloi festën tradicionale të çajit për të nominuarit, ndërsa konsullata kanadeze shtyu festimet.
Vetë ceremonia do të jetë një reflektim për vdekjen e Elizabeth II.
Kenan Thompson, komediani i “Saturday Night Live” do të moderojë programin, i cili është i pari që do të realizohet me kapacitet të plotë pas pandemisë. Ceremonia e vitit të kaluar u mbajt në ambiente të jashtme dhe pati kufizim në numrin e të pranishmëve.
Seriali “The Crown”, që ishte fituesi kryesor vitin e shkuar, nuk është alternativë për vitin 2022. Netflix lajmëroi ndërprerjen e xhirimeve të serive të fundit në nder të respektit për Madhërinë e Saj.
“Succession” është favorit për ta zëvendësuar në kategorinë më të rëndësishme, atë të “Dramës më të mirë”.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)