play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Çifti i famshëm në pritje të fëmijës së tretë

today07/09/2022

Background
share close

Adam Levine dhe Behati Prinsloo janë në pritje të fëmijës së tyre të tretë, sipas People.

Prinsloo u pa me barkun e saj të rrumbullakosur gjatë pushimeve familjare në Hawaii. Modelja e Victoria’s Secret u përpoq të qëndronte larg vëmendjes së paparacëve me një kapele ngjyrë bezhë, syze dielli të bardha dhe bikini blu, por nuk ia doli të “shpëtonte” pa u fotografuar.

Këngëtari i “Maroon 5” dhe Prinsloo tashmë janë prindër të dy vajzave, Dusty Rose, 5 vjeç dhe Gio Grace, 4 vjeç.

Çifti – i cili u martua në vitin 2014 – janë përpjekur t’i mbajnë dy vajzat e tyre të vogla larg vëmendjes, përveç paraqitjeve të herëpashershme në Instagramet e tyre përkatëse.

Prinsloo ka folur më parë për dëshirën e saj për të zgjeruar familjen.

Në prill, këngëtari dhe modelja blenë rezidencën e Rob Lowe në Kaliforni prej 52 milionë dollarësh me më shumë hapësirë, e mjaftueshme për familjen që do të zgjerohet në pesë anëtarë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *