Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Cher ka mbrojtur lidhjen e saj me të dashurin Alexander Edwards, i cili është 40 vjet më i ri se ajo.
76 vjeçe, dhe i dashuri i saj, 36 vjeç, u takuan për herë të parë pothuajse dy muaj më parë dhe janë parë në shumë takime së bashku.
Cher pranoi se për shkak të diferencës së madhe në moshë, marrëdhënia e tyre ‘duket e çuditshme në shtyp’.
Kengetarja iu kundërpërgjigj tallësve në rrjetet sociale duke shkruar: “Unë nuk po mbrohem. Urrejtësit do të urrejnë… Nuk ka rëndësi që ne jemi të lumtur dhe nuk shqetësojmë askënd”.
Alexander është nënkryetar i departamentit të artistëve dhe repertorit të kompanisë muzikore ‘Def Jam’, e cila ka në menaxhim artistë si: Rihanna, Justin Bieber, 2 Chainz, DMX dhe Jhene Aiko.
Ajo ishte e martuar më vonë nga viti 1975 deri në vitin 1978 me këngëtarin e ndjerë Gregg Allman, i cili vdiq në vitin 2017 në moshën 69-vjeçare. Cher dhe Gregg patën së bashku djalin Elijah Blue Allman, 46 vjeç.
Alexander njihet më së shumti për lidhjen me ish-in e Kanye West, Amber Rose, 39 vjeçe, me të cilën ka djalin tre-vjeçar Slash Electric Alexander Edwards.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)