Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today16/05/2023
Një video nga ‘Liverpool Arena’ jep përgjigjen se çfarë ndodh në të vërtetë në skenën e Eurovisionit gjatë pushimeve mes performancave dhe si përgatitet skena për garuesin e radhës në vetëm pak sekonda.
Çfarë ndodh realisht në pauzat mes shfaqjeve të këngëtarëve në festivalin evropian të këngës apo në periudhën kur reklamat janë në TV?
Përgjigja për këtë pyetje është dhënë nga një video e shpërndarë në TikTok, ndërsa njëri nga vizitorët në skenën e Liverpulit, komikja Abi Clarke, regjistroi se si ndodh ndërrimi i skenës.
“Ajo që nuk shihni gjatë 40 sekondave midis këngëve në Eurovision Song Contest”, thuhet në videon, e cila shfaq punëtorët që vrapojnë rreth skenës duke mbajtur rekuizita, instrumente, duke krijuar peizazhin për konkurrentin e ardhshëm.
Ajo shprehet se në grupin përgjegjës për ndryshimin e skenës janë përfshirë 30 persona: 10 përgatisin rekuizita ose pjesë të skenografisë nga ana e skenës, 10 të tjerë i vendosin në skenë ndërsa 10 të tjerët heqin skenografinë e mëparshme.
“Ata e ushtrojnë këtë vetëm tri ose katër herë para transmetimit. Kaos i organizuar”, pohon tutje Abi.
Xhirimi tregon një ekip të madh teksa kryejnë në mënyrë të koordinuar detyra të ndryshme, të gjitha këto rezultojnë në përgatitjen e shpejtë të skenës për garuesin e radhës.
Kujtojmë se edicioni i sivjetmë i Eurovision Song Contest u mbajt në Liverpul, i cili mori rolin e mikpritësit pas fitores së Ukrainës, e cila nuk mundi ta priste kompeticionin për shkak të luftës së atjeshme. Fituese u shpall përfaqësuesja e Suedisë, Loreen, me këngën “Tattoo”, e cila hyri në histori si femra e parë që e fitoi dy herë këtë konkurs muzikor.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)