play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Çështjet ligjore ndaj tij/ Trump shkarkon avokatët e departamentit të drejtësisë që e ndoqën penalisht

today28/01/2025

Background
share close

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka shkarkuar më shumë se një avokatë të departamentit të drejtësisë, të cilët kanë punuar në dy çështje penale kundër tij.

Ata u shkarkuan pasi prokurori i përgjithshëm në detyrë James McHenry arriti në përfundimin se nuk mund t’u besohej zbatimi besnik i agjendës së presidentit për shkak të rolit të tyre të rëndësishëm në ndjekjen penale të presidentit, sipas  një zyrtari të departamentit për partnerin amerikan CBS News.

Avokatët ishin pjesë e ekipit të ish-këshilltarit special Jack Smith, i cili hetoi keqpërdorimin e supozuar të Trump të dokumenteve të klasifikuara dhe përpjekjen e tij të supozuar për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020.

Shkarkimet hyjnë në fuqi menjëherë ditën e hënë.

 

Smith u emërua si këshilltar special në vitin 2022 për të mbikëqyrur dy rastet e departamentit të drejtësisë për Trump. Presidenti ishte zotuar se do ta shkarkonte atë “brenda dy sekondave” nga marrja e detyrës, por ai dha dorëheqjen përpara inaugurimit të tij.

 

Por çështjet u mbyllën pas fitores së tij në zgjedhjet e nëntorit. Prokurorët shkruan se rregulloret e departamentit të drejtësisë nuk lejojnë ndjekjen penale të një presidenti në detyrë.

“Shkarkimi i prokurorëve për shkak të rasteve që ata janë caktuar për të punuar është thjesht e papranueshme. Është kundër sundimit të ligjit, është antidemokraci.”tha ish-prokurorja amerikane Joyce Vance për mediat amerikane.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%