Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today30/05/2022
Presidenti Ilir Meta i përgjigj sot deklaratave të ministrit të Jashtëm të Greqisë, i cili tha pas vizitës në Tiranë se Kreu i Shtetit Shqiptar nuk jep autorizim për dërgimin e çështjes së detit në Gjykatën e Hagës, ndaj dhe sipas tij, pritet zgjedhja e Presidentit të ri shqiptar për të adresuar këtë çështje.
Në një konferencë urgjente për shtyp për çështjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë, Presidenti Ilir Meta sqaroi se ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i kishte paraqitur kërkesën për nisjen e negociatave me Greqinë për kufizimin e zonave të tyre detare, por sipas Kreut të Shtetit, ajo kërkesë kishte një mori problematikash.
Lidhur me këtë, Meta tha se pas informacionit shtesë nga ministri i asaj kohe, Ditmir Bushati, ka autorizuar këtë të fundit të lëshojë plotfuqinë për grupin negociatorë të Shqipërisë për negocimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Greqisë.
“Më 23 maj ministri grek i punëve të Jashtme, Dendias, realizoi një vizitë zyrtare në Shqipëri, duke u takuar ministren e Jashtme shqiptare dhe kryeministrin. Dua të sqaroj se nga pala greke apo nga Ministria jonë e Jashtme nuk është kërkuar realizimi i asnjë takimi të Ministrit Dendias me Presidentin. Pas mbylljes së vizitës në Tiranë, Dendias ka thënë se “Ishim dakord për të çuar çështjen e detit në Hagë. Kjo nuk ka ndodhur, sepse Presidenti nuk ka dhënë dakordësi. Kjo do jetë e realizueshme, kur Shqipëria të zgjedhë Presidentin e ri”.
Dua të sqaroj se ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka paraqitur kërkesën për nisjen e negociatave me Greqinë për kufizimin e zonave të tyre detare. Presidenti konstatoi një mori problematikash, që duheshin ndrequr në këtë kërkesë. Pas informacionit shtesë nga ministri i Jashtëm, Presidenti autorizoi ministrin e Jashtëm të Shqipërisë të lëshojë plotfuqinë për grupin negociatorë të Shqipërisë për negocimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Greqisë”, tha Meta.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)