Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today06/09/2022
Pas rritjes së çmimeve, jo vetëm të produkteve ushqimore, por edhe të karburantit dhe energjisë elektrike, qeveria ka gati një paketë të dytë financiare. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj deklaroi se për paketën e dytë anti- krizë do të përdoren 6.1 miliardë lekë.
Në Komisionin e Ekonomisë ministrja tha se në aktin normativ është përfshirë edhe paketa e dytë sociale që do të ketë përsëri fokus kategoritë në nevojë dhe pensionistët. Ibrahimaj deklaroi se do të rriten me 13 miliardë lekë shpenzimet, më së shumti për të përballuar rritjen e çmimeve.
“Ky akt normativ i përgjigjet krizës së energjisë dhe të çmimeve. Fokusi është akomodimi i mbështetjes për kategoritë. Synimi është shtrirja në kohë e paketës për të përballuar rritjen e çmimeve. Janë 6.1 miliardë lekë që do të përdoren për paketën. Ndërkohë kemi rritur pritshmëritë për të ardhurat dhe kemi ulur pritshmëritë për deficitin buxhetor.
Do të rriten me 13 miliardë lekë shpenzimet, më së shumti për të përballuar rritjen e çmimeve. Parashikohen masa për të ndihmuar familjet përballë çmimeve, janë parashikuar fonde për kontratat publike. Reduktohet deficiti buxhetor me 17 miliardë lekë, duke e ulur në nivelin e 84 miliardë lekë. deficiti do të jetë sa 4.2% e PBB-së nga 4.5% që ishte. Limiti i huamarrjes është 33 miliardë lekë dhe jo 50 miliardë. Borxhi publik do të jetë 70.1% e PBB-së, por parashikimet janë pjesë e rishikimeve”, tha Ibrahimaj.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)