Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today29/02/2024
Ekziston një gazetë në botë që botohet 1 herë në 4 vite dhe ajo gjendet në Francë. Gazetara satirike “La Bougie du Sapeur” ka dalë sërish në shitje në kioska në Francë me publikimin e numrit të ri. Gazeta ka 20 faqe dhe del vetëm më 29 Shkurt, pra 1 herë në 4 vite dhe shitet me çmimin 4,90 Euro.
Duke e cilësuar veten si antipolitikisht korrekte, La Bougie është e organizuar si një gazetë e rregullt, me seksione mbi politikën, sportin, çështjet ndërkombëtare, artet, enigmat dhe thashethemet e njerëzve të famshëm. Por artikujt janë krijuar si komente humoristike
La Bougie du Sapeur është emëruar sipas një prej figurave më të hershme të filmave vizatimorë në Francë, Le Sapeur Camembert. Ai ishte një ushtar i thjeshtë që u shfaq në vizatime komike për jetën në ushtri në vitet 1890.
“Është humor francez dhe nuk përkthehet në gjuhë të tjera. Ne përpiqemi të jemi budallenj, por jo të këqij. Të tallemi pa qenë mizor”, thotë readktorii gazetës d’Indy.
Gazeta nuk shfaqet në internet dhe mund të blihet vetëm në shitëset e gazetave dhe kioskat e gazetave
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)