Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Holanda konfirmohet në krye të Grupit A duke kaluar me 6 pikë. “Tulipanët” mundën 2-0 Katarin që tashmë luante pa motiv pasi nuk kishte mundësi kualifikimi. Skuadra e Van Gaal kërkoi të zgjidhte çështjen që në nisje të ndeshjes, por goli erdhi në minutën e 26’. Autori i golit është talenti Gakpo i cili goditi në hyrje të zonës duke gjetur cepin e portës. Goli i tretë për sulmuesin e PSV në 3 ndeshjet e Botërorit.
Në pjesën e dytë holandezët u treguan të aftë të shënonin të dytin. Ishte De Jong që shtyu topin në rrjetë. Holandezët kërkonin sa më shumë gola por “Var” anuloi të tretin për prekje me dorë nga Gakpo, ndërsa më vonë ishte traversa.
Në grupin A, Senegali kualifikohet në vendin e dytë. Afrikanët mposhtën 2-1 Ekuadorin në sfidën direkte. Latinëve në fakt u mjaftonte vetëm barazimi. Ishte fundi i pjesës së parë kur afrikanët kaluan në avantazh me Sarr, që u tregua i saktë nga pika e penalltisë.
Ekuadori barazoi në minutën e 68’ me Caicedo, por pa kaluar dy minuta, Koulibaly riktheu avantazhin për Senegalin. Ndeshja u luajt e hapur deri në fund, por Senegali mbrojti fitoren dhe arriti kalimin e grupit.
Anglia fitoi ndeshjen e tretë, duke mposhtur 3-0 Uellsin dhe kaluar grupin në vendin e parë. Rezultati u zhbllokua në fillimin e pjesës së dytë kur Anglia shënoi dy herë. Fillimisht Rashford me goditje dënimi, më pas Foden me asistin e Kane.
Në minutën 68’, Rashford do të shënonte golin e dytë personal dhe të 100 për Anglinë në garat për Kupën e Botës.
Në fazën tjetër, Anglia do të përballet me Senegalin.
Vendin e dytë në grup e zuri SHBA, pasi fitoi 0-1 me Iranin. Ndeshja kishte dy panorama. Amerikanët dominuan derisa shënuan golin me Pulisiç, ndërsa në të dytën ishte Irani që sulmoi më shumë por nuk arriti të merrte barazimin që do ta kishte kualifikuar. Amerikanët do të përballen me Holandën në fazën e të 16-ave.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)