play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Botërori 2022 | Katari çmonton ‘Stadiumin 974’

today07/12/2022

Background
share close

Botërori është në mesin e turneut dhe në Katar ka nisur tashmë çmontimi i stadiumeve. Ndeshja mes Brazilit dhe Koresë së Jugut, e fituar nga kombëtarja amerikano-latine ishte e fundit e planifikuar në ‘Stadiumin 974’ të Dohas. Impianti është ndërtuar duke përdorur 974 kontejnerë detarë të ricikluar dhe që mund të çmontohet dhe rindërtohet tërësisht diku tjetër.

Punimet e çmontimit nisën për t’u krijuar hapësira zonave të gjelbra dhe rekreative. Diçka që ka nisur më herët se sa pritej, pasi fillimisht ishte menduar të kishin nisur vetëm pas përfundimit të Kupës së Botës. ‘Stadiumi 974’, i cili e ka marrë emrin nga kodi telefonik i Katarit dhe ka një kapacitet prej 44,950 spektatorësh. Sipas asaj që raportojnë mediat botërore, stadium mund të rimontohet në Uruguaj.

Nëse kjo ndodh, ai mund të presë ndeshjet e ardhshme të Kupës së Botës, pasi është pjesë e një oferte për turneun e vitit 2030. Katari investoi më shumë se 200 miliardë dollarë në ndërtimin e shtatë stadiumeve të reja, një sistemi të ri metroje, rrugë, një aeroport të ri dhe projekte të tjera të mëdha zhvillimi për turneun madhor.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *