Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Argjentinë – Australi dhe Francë – Polonië janë dy përballje të tjera të fazës me eliminim direkt. Argjentina e mbylli si e para në Grupin C pasi mundi 2 – 0 Poloninë që pavarësisht ëksaj humbje do të jetë në fazën tjetër për golavarazh më të mirë.
Messi nuk kaloi dot Szczesny nga pika e penalltisë në fundin e pjesës së parë. Por portieri polak u mposht në të dytën. Alvarez dhe Mac Allister realizuan për argjentinasit. Meksika mundi 2 – 1 Arabinë Saudite, por të dy skuadrat i dhanë lamtumirën Botërorit. Australia fitoi me rezultatin 1 – 0 takimin me Danimarkën. Goli u shënua nga Leckie në pjesën e dytë. Po në Grupin D, Tunizia edhe pse fitoi 1 – 0 me Francën nuk do të vijojë më tej garën. Francezët e nisën pa shumë titullarë.
Kjo u shfrytëzua nga tunizianët që shënuan në Kahzri në minutën e 58′. Më pas Deschamps aktivizoi Mbappe, Dembele dhe Griezmann. Ky i fundit realizoi, por goli iu anulua me ndërhyrjen e VAR-it. Të enjten do të luhen ndeshjet e fundit për Grupet E dhe F ku asnjë ekip se ka siguruar kualifikimin për në turin tjetër.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)