Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të enjte vendimin e marrë në lidhje me tregtimin e karburanteve në vend.
Çmimi i shitjes me pakicë për naftën do të jetë jo më shumë se 182 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 170 lekë/litri.
Çmimi i naftës në pompë shënon një ulje me 5 lekë për litër nga çmimi i vendosur së fundmi nga Bordi i Transparencës.
Ndërkohë që çmimi i shitjes me pakicë i gazit do të jetë 75 lekë/litri duke shënuar një rritje me 1 lekë për litër.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 89 lekë/litër.
Bordi bën me dije se çmimet e reja do të hyjnë në fuqi në datë 16 mars, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Post comments (0)