play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Ekonomi

Bordi i Transparencës miraton çmimet e ushqimeve bazë

today06/04/2022

Background
share close

Miratohet akti normativ: 10 milion lekë gjobë për subjektet që abuzojnë me  çmimet e produkteve të shportës - Aktualitet

Bordi i Transparencës dhe Monitorimit të Çmimeve të Tregtimit me shumicë/pakicë të produkteve ushqimore bazë dhe produkteve të tjera të lidhura me to, i ngritur në zbatim të aktit normativ të qeverisë, ka miratuar dhe publikuar çmimet e listës së produkteve ushqimore bazë që do të monitorohen, si mielli, vaji luledielli, sheqeri, orizi kokërrgjatë.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë tha se bordi thotë se është mbledhur më 1 prill dhe pas analizimit të marzheve të fitimit, vendosi që këto produkte duhet t’i ofrohen konsumatorit familjar në markete me çmime jo më të  larta se:

  • 104 lekë/kg për orizin kokërrgjatë (1 kg)
  • 123 lekë/kg për sheqerin (1 kg)
  • 321 lekë/litër për vajin e lulediellit
  • 90,5 leke/kg për miellin masiv

Ky vendim është i detyrueshëm për të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë/pakicë këto produkte.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *