Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Aktori i njohur amerikan, Adrien Brody, thotë se parashikon që filmi i ri biografik për ikonën Marilyn Monroe, i cili vjen i realizuar nga platforma digjitale Netflix, do të shkaktojë polemika në publik pasi te shfaqet.
Me regji të Andrew Dominik, filmi është bazuar në romanin e autores, Joyce Carol Oates.
Filmi i ardhshëm i titulluar “Blonde” përshkruhet si një tregim i cili e ri-imagjinon ikonën e Hollywoodit, dhe i përzien ngjarjet e bazuara mbi fakte me ato të trilluara.
(Ana De Armas si Marylin Monroe) (Adrien Brody si Arthur Miller)
Duke folur për portalin “Deadline”, Brody, i cili në këtë projekt e portretizon bashkëshortin e Monroes, dramaturgun Arthur Miller, bëri shaka duke thënë do të ketë polemika të shumta rreth filmit biografik.
Krahas yllit latin, Ana de Armas, e cila portretizon ikonën Marilyn Monroe, në film po luajnë edhe aktorët, Bobby Cannavale, Julianne Nicholson, Xavier Samuel dhe Evan Williams.
“Blonde” publikohet në Netflix më 3 shtator të këtij viti.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)