Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Një burrë nga Virxhinia bleu 20 bileta për një short të lotarisë Pick 4 dhe fitoi 20 herë, pra një çmim total prej 100,000 dollarë.
Lotaria e Virxhinias tha Fekru Hirpo i Aleksandrisë bleu 20 bileta për shortin e 8 Marsit, Pick 4 me kombinimin e numrave 2-5-2-7 kur ai vizitoi stacionin ‘Four Mile Run Shell’ në Arlington. Secila prej biletave të Hirpo-s fitoi një çmim prej 5,000 dollarësh kryesor , që çuan në çmimin total prej 100,000 dollarësh.
Burri u shpreh se zakonisht nuk blen sasi të mëdha biletash identike për Pick 4, por ai kishte një ndjenjë të fortë për shortin e 8 Marsit. Sa i përket çmimit, fituesi tha se nuk e di ende se çfarë do të bëjë me fitimet e tij.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)