Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today17/01/2024
Sipas të dhënave doganore, Kosova në vitin 2023 ka realizuar import në vlerë prej 5.6 miliardë euro, ndërkohë që eksporti ka arritur vetëm 820 milionë euro. Krahasuar me vitin 2022 është shënuar rënie prej 100 milionë euro në krahasim me një vit më parë, ku ishte thyer rekordi duke eksportuar mallëra me vlerë 920 milionë euro.
Ministri i financave Hekuran Murati thotë se qeveria është duke e ngushtuar bilancin e shkëmbimit të mallrave, ndërsa kryetari i Aleancës së Bizneseve Agim Shahini, thotë se qeveria nuk e ka prioritet zhvillimin ekonomik.
“Kosova është shteti i vetëm që nuk e subvencionon eksportin dhe deficiti tregtar, që është diku tek rreth 88%, pra qeveria e favorizon importin dhe nuk e ka prioritet zhvillimin e vendit, promovimin e prodhimeve…”, tha Shahini.
Gjatë vitit 2023, Kosova shënoi një rritje ekonomike prej 3.5 përqind, të cilën njohës të fushës së ekonomisë e konsiderojnë të natyrshme dhe jo si rezultat të zhvillimit ekonomik.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)