Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today27/06/2022
Vokalitsti i grupit të njohur “Green Day”, Billie Joe Armstrong, ka deklaruar së do të heqë dorë nga nënshtetësia amerikane dhe do të zhvendoset në Britaninë e Madhe.
Kjo për shkak se është shumë i mërzitur me vendimin e Gjykatës së Lartë për ta rrëzuar të drejtën kushtetuese gati 50-vjeçare që iu lejonte grave që t’i japin fund shtatzënive të padëshiruara. Këngëtari i bëri këto komente para turmës së mbledhur në koncertin e grupit në Londër.“Po heq dorë nga nënshtetësia amerikane dhe do të vijë të jetojë këtu. Thjeshtë, ekzistojnë shumë budallallëqe në botë për t’u kthyer në atë shtet të mjerueshëm që nuk i mbron gratë. Nuk po bëj shaka. Në ditët në vazhdim do të më shihni goxha shpesh”, deklaroi këngëtari.
Kjo nuk është hera e parë që Armstrong e ka shprehur mospëlqimin e tij për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në vitin 2004, grupi “Green Day” e publikoi këngën “American Idiot”, e cila i sulmonte mediat amerikane.
Kjo nuk është hera e parë që Armstrong e ka shprehur mospëlqimin e tij për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në vitin 2004, bendi “Green Day” e publikoi këngën “American Idiot”, e cila i shante mediat në këtë shtet.
Po ashtu, këngëtari disa herë ka folur kundër ish-presidentit amerikan, Donald Trump, të cilin edhe e krahasoi me diktatorin, Adolf Hitler.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)