play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

BILARDO/ Turneu “Steka e Artë”, në Laç triumfon Eklent Kaçi

today20/11/2023

Background
share close

Për tre ditë më radhë që prej të premtes e deri të dielën, qyteti i Laçit priti aktivitetin “Steka e Artë”, eveniment që rikthehet në Kurbin pas 12 vitesh. Ky kompeticion pa të garonin 60 bilardistë, të cilët vinin jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Kosova dhe vende të tjera të Ballkanit.

Kështu konkurrentët matën forcat në Laç, në qytetin e “ustallarëve” të bilardos, ndërsa triumfi i këtij aktiviteti i takoi kurbinasit Eklent Kaçi, i cili pas sukseseve të shumta në arenën ndërkombëtare, bëri të tijin edhe trofeun “Steka e Artë” për vitin 2023.

Në vend të dytë u klasifikua Kledio Kaçi, ndërsa Edmond Zaja dhe Labinot Markaj, u renditën përkatësisht në vend të tretë dhe të katërt. Ky aktivitet u organizua nga Federata Shqiptare e Bilardos në bashkëpunim me Bashkinë e Kurbinit.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *