play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

“Bien” kufijtë mes Shqipërisë e Kosovës, nis zbatimi i kalimit të lehtësuar të kufirit, Balla dhe Sveçla ndjekin procesin

today12/06/2024

Background
share close

Nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, ka nisur sot zbatimi i regjimit të lirë të trafikut lokal të kufirit në hapësirën prej 30 km nga të dy anët e kufirit, në 20 pikat e veçanta të kalimit kufitar. Në PKK Morinë e Vermicë do të ketë korsi të dedikuara për kalimin e lehtësuar të kufirit.

Dy ministrat e Brendshëm Taulant Balla dhe Xhelal Sveçla ishin në PKK Morinë, për të parë nga afër procesin e lehtësuar.

Ministri Balla tha se gjithçka është në shërbim të qytetarëve.

“Dy vende, të cilat bashkëpunojnë me njëra-tjetrën në dobi të qytetarëve të vetë, qofshin ata të qytetarë të Kukësit, Hasit apo të Tropojës, qofshin ata të Prizrenit kanë mundësinë që të lëvizin lirshëm në 20 vend kalime kufitare, edhe aty ku nuk ka rrugë se disa prej tyre janë thjesht kalime normale. Kemi vendosur shenjat, kemi vendosur tabelat dhe brenda 30 km nuk ka nevojë më për asgjë. Pajisjen me lejet e kalimit, ne e kemi përmes e-Albania, Kosova përmes sistemit tuaj dhe gjithçka në rregull.
Ja ku i keni të gjitha pikat e kalimit, pra nuk ka nevojë që banorët nga Tropoja, Kukësi apo Hasi apo nga pjesa tjetër e kufirit të vinë për në Morinë apo në Vërmicë. Tani kanë pikat e tyre të kalimit, pranë banesave të tyre, pranë fshatrave të tyre dhe nuk kanë nevojë as për pasaportë, as për kartë identiteti, as për gjë”, deklaroi për mediat Balla.

Ministri Sveçla pohoi se 25 vjet nga dita e çlirimit të Kosovës po ecet me hapa të shpejtë, që mos ketë kufij mes shqiptarëve.

Pika e Morinës do të jetë pikë kontrolli vetëm për shtetasit e vendeve të treta, për shtetasit e Shqipërisë, për shtetasit e Kosovës do të mund të kalojnë në çdo kohë pa ndalesë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%