Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Me mbi 90 për qind rezulton të jetë reduktuar numri i emigrantëve shqiptarë që mbërrijnë në Britaninë e Madhe në mënyrë të paligjshme që pas nënshkrimit të marrëveshjes mes dy kryeministrave për luftimin e emigracionit të paligjshëm. Shifra është bërë e ditur nga ministri për Emigracionin e Paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar, Michael Tomlinson gjatë fjalës së tij në Ndërministerialin e Vendeve të Ballkanit Perëndimor që mbajti punimet në Tiranë dhe ku merrnin pjesë ministrat e Brendshëm të vendeve të rajonit.
“Unë frymëzohem nga puna e përbashkët e Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë përgjatë 18 muajve të fundit, për të ulur mbërritjet me skaf në Mbretërinë e Bashkuar me më shumë se 90%”, tha Tomlinson.
Mbi bazën dhe suksesin e këtij bashkëpunimi ministri britanik tha se Londra synon që një marrëveshje të ngjashme ta nënshkruajë edhe me Kosovën. Ministri i Brendshëm Taulant Balla, vuri theksin tek bashkëpunimi, pasi sipas tij asnjë vend në rajonin tonë nuk mund të trajtojë i vetëm sfidat e emigracionit të paligjshëm.
“Angazhimi i vazhdueshëm i partnerëve ndërkombëtarë na jep besimin se duke punuar së bashku si rajon, ne mund të ecim më shpejt dhe më fort në ambicien tonë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, duke ndarë parimet e shtetit të së drejtës së bashku si një rajon. Dhe nëse ka një çështje të veçantë, ku ne të gjithë mund dhe do të bashkëpunojmë ngushtë, është menaxhimi i flukseve migratore”, tha Balla.
Gjithashtu ministri i Brendshëm nënvizoi se Ballkani Perëndimor ka nevojë për një mbështetje më të fortë nga BE, për fuqizimin e kapaciteteve, procesin e dixhitalizimit dhe sigurisë së kufirit.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)