Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today19/11/2024
Ukraina nuk priti gjatë dhe dy ditë pasi mori dritën jeshile goditi rajonin e Bryansk-ut në Rusi me raketat amerikane ATACMS. Kështu raporton Ministria e Mbrojtjes ruse, sipas CNN. Trupat ukrainase kanë hedhur rreth orës 03:00 të mëngjesit, me orën lokale, gjashtë raketa balistike në një ndërtesë.
“Sipas informacioneve të konfirmuara u përdorën raketa operacionale-taktike amerikane ATAMCS”, njoftoi ministria.
Kjo është hera e parë që Ukraina përdor armë amerikane me rreze të gjatë për të goditur brenda tokës ruse. Kievi nuk ka komentuar asgjë në lidhje me sulmin deri tani.
Kujtojmë se të dielën presidenti amerikan Joe Biden i dha dritën jeshile Ukrainës që të përdorë raketa me rreze të gjatë veprimi të furnizuara nga SHBA-ja për të goditur Rusinë. Kjo përbën një ndryshim të madh të politikës amerikane duke plotësuar kështu kërkesën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për përdorimin e tyre përtej kufirit.
Raketa ATAMCS kanë një rreze veprimi në një distancë deri në 306 kilometra. Ky vendim i Biden erdhi dy muaj nga mbarimi i mandatit presidencial. Nuk është e qartë nëse presidenti i zgjedhur Trump do ta ndryshojë këtë vendim kur të marrë detyrën.
Reagimi i parë për këtë çështje erdhi pikërisht nga djali i Trump, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkroi se Biden dhe industria ushtarake kërkon ta çojë botën në Luftën e Tretë Botërore përpara se Donald Trump të marrë detyrën si president dhe të realizojë paqen e të shpëtojë jetë njerëzish. Edhe këshilltari i afërt i Trump për politikën e jashtme, Richard Grenell e kritikoi vendimin, duke e cilësuar si “përshkallëzim të luftës para largimit nga zyra të Biden”.
Vendimi erdhi në një kohë kur konflikti në Rusi i ka kaluar 1000 ditë. Rusia po e godet Ukrainën me raketa dhe drone duke synuar t’i shkatërrojë rrjetin elektrik. Po ashtu, mijëra trupa të Koresë së Veriut janë dislokuar në rajonin Kursk të Rusisë ku trupat ukrainase nisën një kundërofensivë të guximshme gjatë verës.
Sipas kësaj doktrine, Moska do ta konsiderojë agresionin nga një shtet pa armë bërthamore, por me pjesëmarrjen e një shteti që i disponon ato, si një sulm të përbashkët kundër Rusisë
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)