Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today21/06/2022
Tre orë para orarit që kishte lajmëruar se do publikonte këngën e re, Beyonce lançoi në befasi “Break My Soul”, kënga e parë nga albumi i saj i shtatë solo “Renaissance” dhe është pikërisht ajo që fansat e Bey kanë pritur: Një këngë për të kërcyer e festuar e bashkëprodhuar nga ekipi i “Single Ladies” i Tricky Stewart dhe The-Dream, me një ritëm të nxehtë dhe këshilla nga Big Freedia.
“Nxireni zemërimin tuaj, lironi mendjen tuaj / Largohuni nga punën tuaj, merrni kohën / Lini pas tregtinë, lini stresin / Lini dashurinë, harroni pjesën tjetër.”- thuhet në tekst. Gjithashtu tekstshkrues janë Jay-Z, Adam Pigott (i njohur si BlaqNmilD, i cili ka punuar me Drake, Quavo, Megan Thee Stallion dhe shumë të tjerë), Freddie Ross, e njohur ndryshe si Big Freedia, dhe tekstshkruesit e hitit të Robin S të vitit 1993 “Show Me Love ”.
Nga ana e saj, Bey është në sinkronizim me rikthimin e saj dhe për temën e këngës disko: Titulli është “Nuk do të më thyesh shpirtin” dhe vazhdon me fjalët: “Do të lëshoj flokët sepse më iku mendja/ Bey është kthyer dhe unë po fle mirë natën/ Mbretëresha është në fron dhe Dom në pjesën e pasme.”
Është e mbushur me vargje tipike për pistat e vallëzimit si: “Motivim/ Po kërkoj një themel të ri/ Jam mbi atë dridhje të re/ Po ndërtoj themelin tim”.
Kënga fillimisht u shfaq vetëm në Tidal – shërbimi i transmetimit në bashkëpronësi nga bashkëshorti i Beyonce, Jay-Z -dhe më pas edhe në platformat e tjera përfshirë YouTube. Beyonce ka një histori për këtë: Albumi i saj i vitit 2016 “Lemonade” ishte i disponueshëm vetëm në Tidal për tre vjet, një lëvizje që i kushtoi asaj miliona honorare në transmetim.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)